20:33 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / V R

Pas suksesit të këngës, Dafina Zeqiri sjell remiksin e “Vuj vuj vuj”

Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht në lansimin e projekteve të reja muzikore.

Këngëtarja e njohur muaj më parë publikoj këngën “Vuj vuj” që u prit mjaft mirë nga publiku, ndërsa tani ajo ka vendosur që të njëjtën këngën ta sjell në një version më ndryshe.

Dafina sapo ka publikuar projektin remiks të po kësaj këngë, ndërsa e shoqëroj me një videoklip interesant pjesë e të cilit ishte aktori i humorit, Miran Ramadani.

Kënga tashmë gjendet në kanalin Youtube dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/