11:14 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Për 24 orë Prokurori i Shtetit ngriti aktakuza ndaj 96 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza, kundër nëntëdhjetegjashtë (96) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më poshtë raporti për secilën prokurori veç e veç:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5)aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.