09:29 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Për ju që po relaksoheni në bregdetin shqiptar, kështu do t’iu mbajë moti sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të sjellë qëndrueshmërinë e motit në Shqipëri.

Për sot, moti do të  jetë me diell në zonën bregdetare dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore vranësirat do të shtohen duke u pasuar nga reshje shiu të izoluara.

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim  (NW) me shpejtësi maksimale  8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 balle me lartësi vale 0.5–1,0  metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore   18/31°C

Zonat e  ulëta   19/37°C

Zonat  bregdetare  21/33°C