15:51 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 28-të, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Lideri aktual, Drita e ka mbyllur pjesën e parë me barazim 1-1 ndaj Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline.

Besnik Krasniqi i dha epërsinë ”Intelektualeve”, duke shënuar nga penalltia në minutën e 12-të, kurse për mysafirët shënoi Egzon Fazliu në minutën e 24-të.

Në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës, 45 minutat e parë kanë përfunduar pa gola 0-0./IndeksOnline/