Minnesota barazon serinë ndaj Nuggets, shkëlqen Edwards

Skuadra e Minnesota Timberwolves ka barazuar serinë në 3:3 ndaj Denver Nuggets në çerekfinale të playoffit në NBA.
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua dhe skuadra e Minnesotas shënoi fitore të thellë 115 me 70, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë për ekipin fitues ishte amerikani, Edwards – i cili realizoi 27 pikë, bëri katër kërcime dhe katër asistime.
Në anën tjetër, te Nuggets më i miri në fushë ishte baskebtollisti serb, Nikola Jokic me 22 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Ndeshja e shtatë e cila përcakton kualifikuesin tjetër do të zhvillohet të dielen më datën 19 maj./Indeksonline/