15:12 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / k.v

Përfundon seanca ndaj dy serbëve të arrestuar për dhunën në Zveçan, pas pak merret vendimi

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj dy personave të arrestuar të hënën në Zveçan për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për IndeksOnline se senaca ka përfunduar rreth orës 14 e 30 minuta ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjykatësi.

“Seanca ka përfunduar rreth orës 14 e 30 minuta. Vendimi pritet të merret sot gjatë ditës dhe për këtë do ju njoftoi me kohë”, ka thënë shkurt zëdhënësja Gashi.

D.O. dhe R.P., u arrestuan nga Policia e Kosovës menjëherë pas protestës së dhunshme ku u lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it. Po atë ditë u shkatërruan disa vetura të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave që mbulonin zhvillimet në Zveçan.

Rikujtojmë se kërkesë e protestuesve në veri është edhe lirimi i dy të arrestuarve./IndeksOnline/