16:50 / E Diele, 15 Shtator 2019

Përleshja me armë zjarri në Lagjen e Spitalit, vdes edhe personi i tretë

So rreth orës 15:00 ka vdekur edhe personi i tretë nga përleshja me armë që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Viktima është Gani Rafuna, i lindur në vitin 1943, i cili ka vdekur sot rreth orës 15:00.

Një person kishte vdekur në vend, e një tjetër në spital, ndërsa nga QKUK’ja konfirmojnë për Indeksonline se ka vdekur edhe personi i tretë.

Nga QKUK kanë treguar për Indeksonline se i plagosuri tjetër është në gjendje mirë, pra gjendja e tij është përmirësuar.

Ndryshe ,dy të plagosurit kanë qenë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit shëndetësor.

Javën e kaluar në Lagjen e Spitalit nga një përleshje e armatosu mbeti një i vrarë dhe tre  të plagousur.

Për këtë rast janë arrestuar dy persona si të dyshuar. Është raportuar që shkaku i konfliktit ka qenë një çështje pronësore./Indeksonline/