08:52 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Personat, që ishin së bashku me Kobe Bryantin në helikopter, që u bënë pjesë e fatkeqësisë

Mbrëmë lajmi kryesor në të gjithë botën ka qenë vdekja tragjike e basketbollistit të njohur Kobe Bryant, i cili bashkë me vajzën e tij Gianna dhe 7 të tjerë u përplasën me helikopterin që po udhëtonin.

Mediat e njohura botërore kanë raportuar se në këtë aksident tragjik kanë vdekur gjithsej nëntë persona që ishin në bord.

Helikopteri i tipit “Sikorsky S-76” i yllit 41- vjeçar Kobe Bryant, u përfshi në zjarr pas një përplasjeje në një kodër në Calabasas, transmeton Indeksonline.

Të dhënat e futurimeve treguan se helikopteri u gjend në telashe pasi po qarkullonte në një lartësi shumë të ulët dhe audiokontrolli i trafikut ajror sugjeroi se kushtet po keqësoheshin deri sa ndodhi edhe përplasja fatale.

Zëdhëndësi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Josh Rubenstein, konfirmoi se divizioni i tyre ajror, kishte ardhur në përfundim se: “Situata e motit nuk i plotësonte standardet tona minimale për fluturim”.

Raportet fillestare pretendonin për 5 viktima, por numri i të vdekurve në këtë aksident është rritur në nëntë, përfshirë pilotin Ara Zobayn.

Në mesin e atyre që u vranë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County Collage, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser u vra gjithashtu në këtë përplasje.

Kujtojmë se basketbollisti legjendar Kobe Bryant ishte drejtuar për të shkuar në “Mamba academy”, të cilën e themeloi si shkollë të basketbollit, ku pritej të mbahej një turne për të rinjtë, që përfshinte edhe vajzën e tij dhe shoqen e saj të skuadrës Alyssa. /Indeksonline/