08:15 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Përveç Suedisë, Kosova mund të përballet edhe me këtë kundërshtar në Katar

Kombëtarja e Kosovës në fillim të vitit 2020 do të udhëtoj në Doha të Katarit.

Për disa ditë do të qëndroj në kontinentin aziatik, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Suedinë që është caktuar me 12 janar.

Sipas burimeve të Indeksonline, Kosova është duke hulumtuar edhe për një kundërshtar tjetër që të luaj edhe një duel përgatitor gjatë asaj periudhe.

Opsion real është Moldavia e cila do të qëndroj për një javë në Katar dhe do të luaj poashtu kundër Suedisë.

Kujtojmë, që futbollistët kryesor të kombëtares sonë nuk do të jenë në dispozicion pasi kanë angazhime me klubet e tyre.

Trajneri Bernard Challandes pritet t’i ftojë disa futbollistë që nuk janë grumbulluar asnjëherë me “dardanët”.

/Indeksonline/