10:51 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grabitet Arta Elezaj, hajnat i hyjnë në banesë

Komentohet vazhdimisht për jetën e saj luksoze dhe është çdo herë në fokus të mediave rozë, por së fundi Arta Elezaj ka përjetuar diçka të pakëndshme.

Kjo pasi banesa e saj në Prishtinë është grabitur nga një person i armatosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe në banesën ku jeton Arta Elezaj  thuhet se grabitësi ka marrë vetëm stoli ari dhe dy orë, po nuk dihet ende dëmi total.

Ndërkohë, Arta nuk ka reaguar ende lidhur me këtë.