19:01 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Po diplomohet 9-vjeçari, është tre herë më i zgjuar se çdo student tjetër

Një djalë nëntë vjeçar do të diplomohet së shpejti, kështu duke u bërë personi më i ri i diplomuar ndonjëherë.

Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Univsersitetin e Teknologjisë në Eindhoven në Holandë, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se dëshiron t’i hulumtojë organet artificiale dhe të zhvillojë një trup artificial në stilin e Terminatorit.

Normalisht, duhen tre vjet për t’u diplomuar aty, por Laurent, i cili ka një IQ prej 145, do të bëjë për nëntë muaj.

Në universitet kanë thënë se ai është tre herë më i zgjuar se çdo student tjetër.

Laurent tha se ka në plan të vazhdojë edhe doktoraturën.

Shkollën e mesme ai e ka përfunduar për vetëm një vit.

Laurent do të jetë me siguri personi më i ri në histori që do të marrë një diplomë universitare, duke mposhtur rekordin e mëparshëm për më shumë se një vit.

Sipas librit të rekordeve botërore të Guinness, amerikani Michael Kearney ishte në moshë 10 vjeç dhe katër muaj kur u diplomua në qershor 1994. /Indeksonline/