11:35 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia, i interviston të dyshuarit për sulm ndaj Hotit, prokuroria i liron

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar që kanë sulmuar me vezë, zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, të shtunën afër ndërtesës së Qeverisë.

Mirëpo të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

Kështu ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

 “Lidhur me rastin e sulmit, policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Ata pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, ka pasur reagime të shumta.

Përveç zyrtarëve të partive politike në Kosovë, për sulmin ndaj Hotit ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kjo nuk është shaka dhe ata që bëjnë dhunë dhe ata që e inkurajojnë atë duhet ta konsiderojnë dëmin për reputacionin e Kosovës.

Respektojeni demokracinë. Bisedoni me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kosnett në një postim në Twitter./IndeksOnline/