14:32 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Portugalia publikon listën, rikthehet Ronaldo

Portugalia ka publikuar listën me 25 lojtarët që do të jenë në dispozicion për ndeshjet kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.

Ajo cfarë vlen të theksohet është rikthimi i Ronaldos në kombëtare, duke ditur që sulmuesi i Juventusit nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguait në Kupën e Botës.

Përpos Ronaldo, emra të tjerë që bien në sy është grumbullimi i talentit Joao Felix, Andre Silva që ka ndeshje me radhë që nuk aktivizohet tek Sevilla, apo edhe Joao Mario i Inter. /IndeksOnline/