10:03 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / A. M.

“Projekti i gazsjellësit që binte ndesh me gjeopolitikën dhe politikat e gjelbra, SHBA-ja po tërhiqet nga skema kontraverse e energjisë”

Bashkimi Evropian është duke u dëmtuar nga çmimet e larta rekorde të gazit natyror dhe po i bën thirrje Rusisë që t’i rrisë eksportet – por kjo nuk do të thotë që çdo projekt i gazsjellësit pranohet me lehtësi.

Gazsjellësi EastMed — projekt në vlerë 6 miliardë € që ka për synim transportimin e gazit nga rezervat në det të hapur në Izrael dhe Egjipt nëpërmjet gazsjellësit prej 1,250 kilometrave që shtrihet nëpër Qipro dhe Greqi deri te tregjet evropiane – është në esencë i vdekur pas tërheqjes së SHBA-së.

Problemi ishte se projekti do ta përjashtonte Turqinë – rrugën më të mundshme për një gazsjellës mesdhetar – dhe gjithashtu ishte shumë i vështirë për t’u pranuar në kohën kur BE-ja po synon zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2050.

Në letrën dërguar Greqisë më herët gjatë këtij muaji, Uashingtoni citoi arsyet mjedisore për vendimin për të mos i mbështetur më projektet e energjisë që nuk janë të gjelbra, mungesën e qëndrueshmërisë ekonomike dhe tregtare të projektit, por gjithashtu edhe faktin që sipas zyrtarëve projekti krijon tensione në rajon.

“Mbetemi të përkushtuar për ndërlidhjen fizike të energjisë elektrike ndërmjet Mesdheut Lindor dhe Evropës,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar që SHBA-ja po e zhvendos fokusin e saj te ndërlidhësit e energjisë elektrike të cilët mund të operojnë si me gaz ashtu edhe me burime të ripërtërishme të energjisë, si lidhja e energjisë elektrike ndërmjet Greqisë dhe Egjiptit.

Gazsjellësi lidhet me tensionet e gjata ndërmjet Qipros, Greqisë dhe Turqisë mbi kufijtë detarë dhe kërkimin për naftë dhe gaz në det të hapur; Turqia ka provokuar Qipron dhe BE-në me shpimet për gaz të bëra rreth Qipros, në zonat të cilat pretendon se i përkasin qoftë turqve qipriotë apo shelfit kontinental të Turqisë dhe gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje për demarkacion me Libinë, të cilën Greqia dhe Qipro e konsiderojnë se e ka marrë nën kontroll zonën detare.

Projekti është mbështetur nga administrata e Trump dhe ish Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu — por që tani si SHBA-ja ashtu edhe Izraeli kanë qeveri të reja që janë më pak entuziaste për këtë ide.

“Me dështimin e tij, projekti i gazsjellësit EastMed nuk do jetë më shkaku kryesor për tensione në rajon, pasi që kjo nënkupton një fushë më pak ku Turqia ndihet e bllokuar ndaj zhvillimeve rajonale,” tha Emre Peker, ekspert për çështje të Turqisë dhe BE-së në firmën për analiza të rrezikut “Eurasia Group”.

“Edhe pse lidhja me gaz ka qenë gjithmonë më shumë një ëndërr politike se sa projekt real, megjithatë ka ndikuar në destabilitet duke provokuar zemërimin e Ankarasë. Pa këtë projekt, Ankaraja do të jetë më e gatshme që ta ruaj tensionin e lëkundur në rajon,” tha ai.

Tërheqja nga gazsjellësi po mirëpritet nga Ankaraja.

“Nëse [gazi nga Izraeli] do të sillej në Evropë, kjo do të mund të bëhej vetëm nëpërmjet Turqisë,” iu tha Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gazetarëve, sipas transkriptës të lëshuar nga presidenca të martën. “A ka shpresë tani? Mund të ulemi dhe të bisedojmë për kushtet.”

Faiz Sucuoğlu, kryeministër i qipriotëve separatistë turq në veri të ishullit, e quajti projektin “marrëzi” dhe përshëndeti dështimin e tij.

Gazsjellësi u mbështet gjerësisht nga të gjitha grupimet politike në Greqi dhe ndryshimi i politikës së SHBA-së shihet si shpërblim për pozitën e vështirë të Turqisë. Kjo vjen gjithashtu pasi Uashingtoni po përpiqet t’i përmirësojë marrëdhëniet me Ankaranë falë tensioneve në rritje me Rusinë.

“Nga këndvështrimi i Turqisë, është shumë e arsyeshme të besohet se kjo është fitore diplomatike, e arritur duke përdorur metoda që të gjithë lojtarët rajonalë dhe lojtarët e tjerë i dënuan,” tha Constantinos Filis, drejtor i institutit të çështjeve globale dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan të Greqisë. “Ajo që është më shqetësuese është se Turqia mund të kuptojë se ajo që SHBA-të po thonë në mënyrë efektive është se ju mund të destabilizoni zonën dhe të fajësoheni për këtë, por në fund të fundit ne e marrim parasysh dhe marrim një vendim me të cilin ju jeni të kënaqur.”

Edhe në Qipro, në skajin e mprehtë të konfrontimeve me Turqinë, lëvizja amerikane u prit me sinjale të përziera.

Ministri i Jashtëm i sapoemëruar, Ioannis Kasoulides, i tha radios lokale se ai “e ka konsideruar gjithmonë EastMed si mjet për krijimin e problemeve.”

Por presidenti qipriot Nicos Anastasiades tha se këto ishin pikëpamjet personale të Kasoulides. “Është e trishtueshme që disa njerëz janë të lumtur sepse ekzekutimi i projektit supozohet se është anuluar,” tha Anastasiades në një deklaratë me shkrim.

Gazsjellësi EastMed ishte caktuar të jetë një nga gazsjellësit nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, me kapacitet për transportimin nga 9 miliardë deri në 12 miliardë metra kub gaz natyror në vit — rreth 10 për qind të furnizi