13:15 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / k.v

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës.

“Kapitalizimi është hajni, bashkohuni në protestat e një majit”, ishte thirrja që u bë në fillim të marshit.

“Liri, barazi, solidaritet”, “Dinjitet për punëtorë”, 20 mijë familje me ndihma sociale”, “punëtorët vdesin, shefat mesin”, duam kontrata pune”, poshtë kapitalizmi”, ishin thirrjet qe u bën përgjatë marshit qe filloi tek sheshi “Zahir Pajaziti” e vazhdoi tutje drejt qytetit e deri tek inspektorati i punës.