11:12 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / C E

PSG publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Realin, mungon Sergio Ramos

Sot nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të PSG-së dhe Real Madridit.

Skuadra franceze ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Sergio Ramos nuk është përfshirë në listë dhe nuk do të ketë mundësi të luaj kundër ish-skuadrës së tij.

Në anën tjetër, Messi, Neymar e Mbappe do të jenë të gatshëm të përballen kundër Real Madridit. /IndeksOnline/