14:26 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Qesharake, fëmijët s’lejojnë kompaninë e pastrimit të largojë borën në Prishtinë

Reshjet e dendura të borës që shoqëruan vendin ditëve të fundit, bllokuan shumë rrugë, shkaktuan aksidente e mjaft tollovi.

Ishin të shumtë qytetarët që u ankuan për rrugë të mbyllura në kryeqytet, për çka komuna e Prishtinës intervenoi menjëherë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, pos kërkesave për të larguar borën nga rruga, ka edhe të atillë që kundërshtojnë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihen disa fëmijë duke rezistuar që kompania për pastrimin e rrugëve të largoj borën.

“Ka kërkesa për heqje të borës, por ka edhe rezistencë❤”, ka shkruar Tahiri.

Në këtë foto të këndshme shihen disa fëmijë duke luajtur në borë, për çka edhe i pengoi heqja e borës, me të cilën po kënaqeshin. /Indeksonline/