21:55 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Reperi i famshëm i gatshëm të bëjë rikthimin e madh

Reperi legjendar nga Atlanta, Lil Jon do t’i rikthehet muzikës përsëri gjatë kësaj vere.

Përmes një postimi në Twitter, 48 vjeçari ka treguar disa nga këngët që do t’i sjellë, transmeton Indeksonline.

Ai ka paralajmëruar që do të bashkëpunoj me artist si, Tyga dhe Chris Brown.

“Do të jetë një verë e gjatë” kishte shkruar reperi.

Lil Jon gjatë karrierës së tij ka hite të mëdha që kanë mbetur në histori si ‘Turn Down For What’, ‘Yeah ft Usher’, ‘What U Gon Do’ etj./Indeksonline/