17:05 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë, mjegulla ia ‘zë’ frymën kryeqytetit

Ditët e dhjetorit dhe të janarit, konsiderohen ndër muajt më të ftohtë të vitit.

Si pasojë e kësaj në këtë periudhë qytetarën përballen me një ajër të ndotur.

Kjo ndodhë zakonisht nga përdorimi i tepërt i thëngjillit dhe qymyrit.

Ndër vendet më të prekura prej ajrit të ndotur, është kryeqyteti.

Këtë e bën edhe mbingarkesa nga veturat në qytet, një shkaktar tjetër i ndotjes së ajrit.

Për dallim prej netëve të tjera, sonte kryeqyteti po karakterizohet me një mjegull shumë të madhe e cila mund të jetë rrezik edhe për ngasësit e veturave.

Disa qytetarë kanë dërguar disa video ku shihet mjegulla e madhe e cila sonte e ka mbuluar Prishtinën.

Matësit e cilësisë së ajrit, tregojnë që aktualisht ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm, ku rekomandohet që në ambiente të hapura, mos të dilet pa maskë mbrojtëse.

Parametrat e ajrit të ndotur, sonte e kanë kaluar shifrën 168. /IndeksOnline/