10:53 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrahje mes dy çifteve në Podujevë, intervenon polica

Në orët e para të mbrëmjes pas një mosmarrëveshje një çift bashkëshorëtor kanë sulmuar një çift tjetër.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, saktësisht në orën 19:25

“Është raportuar se dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e -bashkëshort, pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Indeksonline/