13:45 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Rrjeti u “çmend”, por cili është raporti i vërtetë i Ardian Bujupit me Jasminën e “Për’puthen”?

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, së fundmi ka publikuar një imazh krahë ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Jasmin Kadriu.

Kaq mjaftoi dhe ai u vendos në qendër të vëmendjes duke pushtuar portalet dje e sot, shkruan Indeksonline.

Edhe pse duken të afërt, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Burime të Indeksonline mësojnë se Ardian Bujupi është duke realizuar klipin e këngës “U tranova”, pjesë e së cilës do të jetë Jasmina.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ky projekt është drejt finalizimit dhe do të publikohet së shpejti./Indeksonline/