19:29 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Sa shumë ka kuptim fitorja në derbi/ Arda Turan ‘shpërthen’ në lot

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar një fitore të madhe sonte në derbin e Turqisë.

Galata mposhti minimalisht 1 me 0 kundërshtarin e saj, Fenerbahçe. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Abdallah në minutën e 54’të, shkruan IndeksOnline.

Këtë fitore e shijuan të gjithë, por Arda Turan nuk arriti t’i përmbahej lotëve në fund. Mesfushori turk shihet duke qarë pas përfundimit të ndeshjes.

Arda luajti deri në minutën e 78’të – për ta zëvendësuar më pas ish-lojtari i Liverpoolit, Ryan Babel.

Me fitore, Galatasaray ngritët në pozitën e parë me pikë të njëjta me Fenerbahcen [nga 48]./IndeksOnline/