11:07 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shala e Bajgorës, me pamje të mrekullueshme të borës

Shala e Bajgorës në komunën e Mitrovicës sot është zbukuruar nga bardhësia e borës.

Reshjet e borës në territorin e Kosovës kanë filluar që mbrëmë, shkruan IndeksOnline.

E stina e dimrit e ka të veçantën e vetë.

Ajri i pastër, pamje të mrekullueshme të bardhësisë së borës mbi kulmet e shtëpive dhe toka e veshur me “vellon e bardhë” ka zbukuruar edhe Shalën e Bajgorës në Mitrovicë./IndeksOnline/