23:53 / E Hënë, 22 Janar 2024 / Gj. Sh

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kryejnë sërish sulme të përbashkëta ndaj objektivave ushtarake të Houthi në Jemen

SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme të përbashkëta ndaj objektivave ushtarake Houthi në Jemen për herë të dytë, sipas zyrtarëve amerikanë, raporton Sky Neës. Sulmet kishin në shënjestër vendet e raketave Houthi.

Në fillim të këtij muaji, forcat britanike dhe amerikane bombarduan më shumë se një duzinë vendesh të përdorura nga milicia e mbështetur nga Irani në shenjë hakmarrje pas sulmeve ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq.

Pas sulmeve të para që përfshinin forcat britanike, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se “u kushtua kujdes i veçantë për të minimizuar çdo rrezik për civilët”.

Lord Cameron, sekretari i jashtëm, ka thënë se veprimet e Houthis ishin “sulme efektive terroriste” , duke shtuar: “Nëse nuk veproni kundër Houthis në Detin e Kuq, do të shihni më shumë sulme”