21:46 / E Premte, 03 Maj 2024 / FR

37 persona vdesin nga përmbytjet e shiut në Brazil

Shirat e dendur në shtetin jugor brazilian të Rio Grande do Sul kanë vrarë 37 persona, ndërsa 74 të tjerë janë ende të zhdukur, pasi përmbytjet shkatërruan qytete dhe detyruan mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ishte katastrofa e katërt e tillë mjedisore në një vit, pas përmbytjeve në korrik, shtator dhe nëntor që vranë 75 njerëz në total, shkruan The Guardian.

Përmbytjet në mbarë vendin kanë tejkaluar përmbytjen historike të vitit 1941, sipas Shërbimit Gjeologjik Brazilian.

Në disa qytete, nivelet e ujit ishin në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve gati 150 vjet më parë, tha agjencia.