Shtëpia 15 milionëshe e komedianit të famshëm
Steve Harvey po zhvendoset në shtëpinë e tij të re. Komediani i famshëm ka blerë shtëpi 15 milionë dollarë së bashku me gruan e tij, Marjorie.
Shtëpia është superluksoze dhe ka plot 17 hektarë tokë. Rezidenca përrallore është e shtrirë në 35.000 metra katrorë.
Në të janë të vendosura shtatë dhoma gjumi, sallon nëntokësor, pishinë masive, fushë tenisi, palestër, banjë, teatër, bodrum i verës dhe një shtëpi enkas për mysafirët.
Super shtëpia është në Los Anxhelos dhe llogaritet si një nga shtëpitë më të bukur në këtë shtet./Indeksonline/