11:51 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Si ndodhi rasti që Rrustem Rushiti e vrau serbin problematik në Duseldorf, ja për çfarë dyshohet

Rrustem Rushiti është kosovari i arrestuar me dyshimin për vrasjen e serbit Aleksandar Stefanoviq në Dusseldorf të Gjermanisë.

“BILD”-i shkruan se mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit. Stefanoviq ishte reper i njohur në atë zonë, ndërsa njihej edhe si sportist i arteve marciale. 6 muaj më parë ai kishte njoftuar me një video rikthimin e tij në këtë sport.

Jo zyrtarisht thuhet se Rushiti ka qëlluar serbin në vetmbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të mëngjesit në një lokal ku fillimisht ka pasur fjalosje mes tyre, ndërsa më pas 53- vjeçari nga Podujeva e ka qëlluar serbin me armë zjarri.

Rushiti pasi ka kryer aktin është kthyer në lokal dhe nuk i ka rezistuar fare arrestimit nga policia./Indeksonline/