12:27 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Si ta dini nëse përputheni me dikë, sipas ekspertëve

Si mund ta dini nëse ju përputheni me partnerin tuaj?

Për fat të mirë, ekspertët në fushën e dashurisë kanë këshilla të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Nikki Lewisi dhe Greta Tufvessoni, themeluesit e “The Bevy” dhanë disa këshilla në lidhje me dashurinë.

Gjëja më e rëndësishme për ta filluar gjetjen e dashurisë, është ta bëni atë me mendje të hapur.

“Një rregull i mirë është të keni një mendje të hapur para se të shkoni në një takim, mos paragjykoni se kush është X personi”, tha Tufvesson.

Përputhshmëria nuk do të thotë ta gjeni dikë që është i njejtë më juve

“Përputhshmëria nuk ka të bëjë me sa të ngjashëm jeni, por më shumë se si ju e plotësoni njëri-tjetrin,” shpjegoi Tufvesson. “A i ndani qëllimet themelore dhe vizionet? Nëse thjesht po kërkoni të takoni dikë që është pikërisht si ju, ju e rrezikoni të mërziteni ”.

Përveç mbajtjes së një mendje të hapur, Tufvesson sugjeron të jesh i gatshëm të “mësosh për dallimet e dikujt, dhe të punosh drejt vizionit tuaj”.

Kur gjen dikë me të cilin mund të kesh një lidhje të qëndrueshme, Leëis tha se marrëdhënia do të ketë atribute të caktuara, siç janë besimi i përbashkët, “komunikimi i qartë dhe i sinqertë”, durimi, mirëkuptimi dhe së fundi, argëtimi.

“Duhet shumë për të bërë një marrëdhënie të funksionojë dhe të zgjasë, por nëse këto baza janë në vend, atëherë ju jeni në një vend të mirë”, tha ajo./Indeksonline/