08:44 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Simpatikja Kida, e veçantë, shkëlqen me paraqitjen

Këngëtarja simpatike Orhidea Latifi, edhe pse e re në moshë, ka arritur që me sukses të krijojë një bagazh të pasur muzikor, shkruan Indeksonline.

Ajo përpos që pëlqehet shumë me këngët e saj, është mjaft e veçantë edhe në paraqitjet e saj në publik.

Nëpër paraqitjet e saj në rrjetet sociale, vërehet një stil i veçantë i Kidës, e cila herë pas here shpërndan imazhe të saj për më shumë se 1.4 milionë fansa që e ndjekin atë hap pas hapi.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit “Tela”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun u kthye në një superhit. /Indeksonline/