17:52 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’ka fitues në “Anfield Road”, Liverpool dhe Burnley ndahen në “paqe”

Ndeshja mes Liverpool dhe Burnley ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Të parët që shënuan ishin “The Reds” me anë të Robertson në minutën e 34-të, transmeton Indeksonline.

Mysafirët barazuan rezultatin në pjesën e dytë. Jay Rodriguez shënoj një gol të bukur në minutën e 69-të për të barazuar çdo gjë.

Deri në fund të ndeshjes, dy ekipet patën mundësitë e tyre por nuk shënuan. Ky barazim s’i prish aspak punë Liverpool-it që tashmë ka siguruar matematikisht titullin.

Kurse, Burnley do të ishte më i kënaqur me tre pikë pasi po luftojnë për një pozitë në Evropa Ligë./Indeksonline/