15:39 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Smalling bind Romën, verdhekuqtë gati ta blejnë kartonin e tij

Tre muaj iu deshën futbollistit anglez Chris Smalling të bindte drejtuesit e Romës të nisnin bisedimet me Manchester United për ta blerë përfundimisht kartonin e tij nga “Djajtë e Kuq”.

29-vjeçari iu bashkua ekipit nga verdhekuq më 30 gusht në formë huazimi dhe që nga momenti i parë që zbriti në fushë është kthyer në një pike kyçe në qendrën e mbrojtjes së italianëve.

Drejtori sportiv, Gianluca Petrachi, është takuar fillimisht me menaxherin e futbollistit dhe nga java e ardhshme është planifikuar një takim me drejtuesit e Manchester United për të vendosur për të ardhmen e Smalling.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.