10:02 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sot është një ditë e veçantë për “Xhekun”, aktori bën dedikimin emocionues

Është prej aktorëve më të dashur dhe më të njohur shqiptar, dhe kjo fal roleve të shumta me të cilat ka fituar dashurinë e publikut.

Bëhet fjalë për aktorin, Naser Rafuna, i cili së fundi është prezent me rolin e “Xhekut” në serialin vendor “Cka ka shpija”, shkruan Indeksonline.

Sot është një prej ditëve më të veçanta të aktorit kjo pasi djali i tij Jari ka mbushur plotë 4 vjet.

Në një fotografi të postuar ku shihet krahë tij, aktori ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar të birin, ndërsa tregon rëndësinë e bërit prind.

Më poshtë postimi i tij:

Ky është im bir Jari. Sot i bëri 4 vite. Sot 4 vite ishte dita më e lumtura dhe më e shpejta në jetën time. Ky fëmijë,ka arritur të ma mësoj një gjë: “ç’është vërtetë mëshira”.
Zakonisht për vehte jam njeri që i dua dhuratat, prandaj ndaj shumë pa dhembshuri,po kjo dhuratë e ka vënë kapakun në dashurinë për të papriturat e bukura. Zot i Madh, na fal për gabimet dhe për ndonjë pakujdesi në edukatën ndaj tyre, mos lejo me qenë fëmijtë e popullit tanë prej atyre që pasojnë ide e mendime, jetë e vepër të të tjerëve,pa arsye të drejtë dhe argument të vërtetë dhe mos le askë,pa e përjetuar sprovën e bukur dhe të lumtur,të të quajtur ”PRIND”.