16:28 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / A. M.

DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA QYTETET E PROKUPLES, LESKOVCIT DHE VRANJËS 1877-1878

Shkruan: Sylë Ukshini

Ashpërsimi i raporteve shqiptaro-serbe në Kosovë erdhi si rrjedhojë e dëbimeve dhe spastrimit në ,asë të shqiptarëve nga tokat e pushtuara nga Serbia, Bullgaria dhe nga Mali i Zi, më 1877-78. Pothuajse të gjithë myslimanët (shqiptarë, turq, çerkezë e të tjerë) ishin dëbuar nga rajoni i Luginës së Moravës, ku kishte pasur qindra fshatra shqiptare , si dhe një përqindje e konsiderueshme e popullatës shqiptare në qytetet Prokuple, Leskovc dhe Vranjë.

Autori i librit “Борбе у Топлици 1877-1878” (Luftimet në Toplicë 1877-1878) (Beograd 1879), Dimitrije Petroviq, një dëshmitar dhe pjesëmarrës i kësaj lufte na sjellë shumë dëshmi rrëqethëse të spastrimit etnik në rajonet shqiptare të Toplicës, të cilat here i quan Arnaut, here turq e here myslimanë.

Ist möglicherweise ein Bild von Text

“Turq/shqiptarë nuk ka deri në Prokuple. Fshatrat janë të zbrazura. Të gjithë me familje kanë ikur përtej  lumit të Toplicës e janë zhvendosur. Arbautët thonë se Sulltani ia fali Serbisë token deri në lumen Toplicë, për atë arsye ata ikën përtej saj (…) Ushtarët e Tërnavës, kishin zbritur në shtëpitë e afërme të arnautëve e nëpër fshatra e tyre, prej aty kishin sjellë kripë, maze, djathë dhe pula. Secili I barte nga pesë-gjashtë sosh pastaj pranë zjarreve i piqnin në hell (…) Në Petroc kaluam pranë shtëpive të shpeshta të arnautëve, në të cilat nuk ishte askush. Dyert ishin të hapura, por në ato oborre kakarisshin pula e biba, lamat me ushqime, oborret me stogje të sanës dhe të kashtës të shtrënguara sit ë ishin shtëpia. Këmbësoria e artileria tashmë ishin të llogoruar afër rrugës, duke vu rojën kodrinave, ndërsa tërë kalorësia ishte vendosur nëpër shtëpitë e zbrazëta të arnautëve”.

“Batalioni i Kranovcit depërtonte anës tjetër të bregu të Toplicës. Në anën e saj të djathtë mbështetej në lumin, në anën e majtë depërtoi në thellësi dy orë rrugë. Në atë depërtim ai i spastroi gjashtë fshatra arnaute, në të cilat kishte mjaft luftime të rrepta. Arnautët iknin bregut të lumit Kosancë në drejtim të Prishtinës (…) Batalioni i Tërnavës, sipas urdhrit të komandantit tonë të divizionit, u mësyu kundër Topanicës së Ultë dhe të Epërme, që t’i zaptonte, pasi që arnautët nuk deshën të dorëzohen. Kështu Lishjnani, në mëngjes e nisi batalionin, i renditi dy kompani përpara, sulmoi Topanicën ku ishin mbyllur tridhjetë arnaut prej nga me zjarre pushkësh kundërshtonin (…)

Dhe trembëdhjetë prej tyre i zuri gjallë. Aty u zu  edhe biri i Fekës së pasur. Atë e mbyti duke i rënë me kundak të pushkës pas qafe vetë administratori i kompanisë, Avram Popoviqi.

Në fshat, në një shtëoi, ishte mbyllur një arnaut, i cili duke qitur nuk lejonte të afroheshin. Të dorëzohej nuk deshi, vrau një ushtar tonin dhe një e plagosi. Tanët u çakërdisën dhe ia dhanë flakën shtëpisë, ai nuk deshi të dilte dhe aty u dogj.

Pasi hyn në fshat (Topanicë të Epërme) hasën në rezistencë të ashpër të arnautëve. Tanët rrethuan fshatin, hynë nëpër shtëpi dhe i mblodhën të gjithë që gjetën. Aty pati edhe familje (gra fëmijë e pleq), por nuk pati fare mëshirë ndaj askujt. Ushtarët (serbë) nëpër shtëpi hulumtuan e gjetën plot plaçkë të pasur, të cilën e morën dhe para muzgut e kthyen te xhamia e Krenës. Prej aty i përcollën edhe ata trembëdhjetë arnautët dhe të lidhur i dërguan në Prokuple. Komandanti i divizionit i gjykoi me vdekje. Shatë ia ktheu batalionin të Tërnavës që t’i vritnin, ndërsa gjashtë të Hani i Bacës.

Atë ditë komandanti i divizionit pati dhënë urdhër se çdo ushtarë që plaçkitë çka do qoftë të turkut/arnautit do të ishte e tij.

Te Hani i Bacës ne i mblodhëm (vodhëm) 10 krerë gjedhe e buallica me viça e kishka (i vogli i buallicës), 0 dele, 12 kuaj e pela nga fshatra përreth dhe menjëherë i dërguam në Prokuple. I kishim edhe 0-40 pula, të gjitha të majme. Pos bukës, as nuk na duhej diç tjetër. Sa patëm pula, i hanim ato, pastaj i prinim viçat. Për darkë e premë një viç, e poqëm në hell në zjarrin e madh si në diell. ”

Refugjatët shqiptarë (turq. muhaxhirët) u vendosën kryesisht në trevën e Llapit dhe në veri të Kosovës, ndanë kufirit të ri Vilajet i Kosovës -Serbi. Shumica e refugjatëve u vendosën në trevën e Prishtinës e më pak në atë të Vushtrrisë, Ferizajt dhe Moravës së epërme. Një numër i ndjeshëm i refugjatëve u vendosën në Prishtinë; ata nga Nishi dhe Leskoci u bën shpejt me mjaft ndikim në qytet. Përveç Prishtinës, muhaxhirët nga Leskoci u vendosën edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Myslimanët nga Piroti migruan në të njëjtat treva, derisa disa prej tyre u vendosën edhe në Stamboll. Megjithëse mungojnë shifra të sakta, historiani Noel Malcolm thotës e në një studim bashkëkohor kolaudon se në tërë rajon kishte pasur 110 mijë shqiptarë.

Pasi shqiptarët u arratisën, çështja e pronës së tyre nxori krye. Sapo u etablua, administrata lokale serbe filloi të mblidhte ushqimin e mbetur në shtëpitë e zbrazura dhe ta vendoste atë në magazina. Natyrshëm, banorët lokalë serbë morën pjesë në të, para se autoritetet të nisnin të mblidhnin atë apo ta listonin. Shumë më e rëndësishme ishte çështja e patundshmërive të shqiptarëve dhe banorëve tjerë myslimanë. Në shumë raste, shqiptarët dhe turqit ishin pronarë tokash, dhe katundarët serbë e punonin tokën dhe iu duhej t’ia jepnin turqve një pjesë të caktuar të të korrurave. Pas Kongresit të Berlinit, Qeveria serbe vendosi t’ia jepte këtë tokë katundarëve, meqë Serbia u bë një shtet me patundshmëri të fshatarëve të lirë, por para kësaj u gjend një zgjidhje e përkohshme. E gjitha prona shtetërore osmane, sikundër edhe toka private e këtyre shqiptarëve dhe turqve, që e punonin vetë, u përvetësua, shkruan mes të tjerasha utori serb Millosh Jagodiq.