10:48 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

“Spitalet do të përballen me një katastrofë”, Çekia me kufizime më të ashpra të bllokimit

Qeveria çeke do të mbajë një mbledhje gjatë ditës për të vendosur mbi kufizimet më të ashpra të bllokimit për të frenuar një nga përhapjet më të shpejta të botës të Covidit-19, raporton Reutersi, transmeton IndeksOnline.

Kryeministri Andrej Babiq, ka paralajmëruar që spitalet do të përballen me një “katastrofë” nëse nuk ndërmerret asnjë veprim pas një rritjeje të re në rastet e Covidit-19.

Vendi ka qenë në nivele të ndryshme bllokimi që nga tetori. Dyqanet dhe restorantet jo thelbësore janë mbyllur pothuajse vazhdimisht që nga ajo kohë./IndeksOnline/