13:58 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / S Z

Spitali i Pejës shton masat e sigurisë, funksionalizon dhomën për montorim të kamerave

Në kuadër të shtimit të masave të sigurisë Spitali i Përgjithshëm i Pejës,  brenda hapësirave të spitalit ka funksionalizuar dhomën për monitorimin e kamerave të sigurisë në kohë reale. Realizimi i këtij projekti në tërësi është kryer nga punëtorët e spitalit dhe nuk ka pasur asnjë implikim buxhetor.

“Me këtë sistem synojmë që të rrisim sigurinë brenda dhe jashtë hapësirave të spitalit, ku në kohë reale do të monitorohen hapësirat nga një punëtor i caktuar enkas për këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. .

Më tutje në njoftim thuhet se pasi që spitali ka një frekuentim të madh, investimet në siguri janë tejet të rëndësishme.  “Investimet në siguri i shohim tejet të rëndësishme duke u nisur nga fakti që spitali jonë ka frekuentim të madh. Dhe në këtë drejtim gjatë këtij viti synojmë që të investojmë në sistemin e kamerave (moderne) ku do synojmë mbulueshmërinë 100 % të hapësirave brenda dhe jashtë spitalit”, thuhet në njoftim./Indeksonline./