08:09 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sqarohet gjithçka: Flori Mumajesi në lidhje dashurie me Arilena Aran

Prej shumë kohësh kishte thashetheme për një lidhje të mundshme midis dy yjeve shqiptare, Flori Mumajesit dhe Arilena Aras, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, mbrëmë u sqarua gjithçka përmes një fotoje që shpërndau këngëtari Flori Mumajesi.

Ai largoi të gjitha dyshimet, duke konfirmuar se janë në një lidhje dashurie me Ara-n.

“Happy birthday love!” ka shkruar Mumajesi në përshkrimin e një fotoje duke e puthur në faqe Arilena Arën.

Kujtojmë se dyshja e famshme kanë pasur bashkëpunime të shumta si “Nallane 3”, “Doja”, etj./IndeksOnline/