08:47 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Status quoja ngadalëson Beogradin dhe Prishtinën”

Ministrja e jashtme norvegjeze, Ine Eriksen Soreide beson se status quoja ngadalëson gjithashtu Serbinë dhe Kosovën, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

“Norvegjia mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shpresoj sinqerisht se bisedimet që çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve së shpejti do të rivendosen”, tha shefja e diplomacisë norvegjeze për gazetën serbe “Politika”.