09:56 / E Martë, 26 Tetor 2021 / OSH

Suhareka organizon mbledhje komemorative për Sylejman Sopën

Ish drejtori komunal në Suharekë, Sylejman Sopa, ka ndërruar jetë dje në moshën 67 vjeçare.

Sylejman Sopa ka qenë veprimtar i shquar i çështjes kombëtare që nga vitet e ’90, si dhe ka qenë këshilltar i ish-ministrit të mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se sot do të organizohet mbledhje komemorative nga ora 13:30, në Qendren Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë.

Ai ngushëlloj familjen Sopa.

I ndjeri ka qenë edhe sekretar në Ministrinë e Drejtësisë.

Postimi:

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare- SYLEJMAN  SOPA.

Në kujtim të jetës dhe veprave të tij, Komuna e Suharekës për ish drejtorin komunal, nesër organizon mbledhje komemorative nga ora 13:30, në Qendren Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë.

Familjes Sopa u shprehim ngushllimet më të sinqerta.

Bali Muharremaj