10:45 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Të dehurit rrahën mes veti dhe gjuajnë me armë, sulmojnë edhe policinë

Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Prishtinë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit.

Fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemajli”, të mërkurën rreth orës 02:00.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./IndeksOnline/