15:58 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

‘The Rock’ nuk mund ti mbajë lotët, pasi nuk arriti ti thoshte lamtumirë babait të tij

Dwayne Johnson apo siq njihet nga publiku si ‘The Rock’, ka shfaqur anën e tij emocionale.

Ai ka bërë të ditur se nuk ishte në gjendje ti thoshte lamtumirë babait të tij, i cili ndërroi jetë javën e kaluar, transmeton Indeksonline.

Aktori nuk mundi ti mbajë lotët në një video emocionale ku falënderoi fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë pas lajmit për vdekjen e Rocky Man Soul Man’ Johnson, më 15 janar.

Dwayne foli për befasinë që përjetoj kur e morri lajmin dhe i tha gjërat që do ti thoshte nëse do t’i jepej mundësia të thoshte lamtumirë.

Aktori nuk mundi ti thoshte lamtumirë babait pasi ai ishte i angazhuar në aktivitet e tij teksa babai i tij papritur vdiq. /Indeksonline/