08:22 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Tradhëtia: Po sikur ta falësh dhe të harrosh?

Tradhëtia si koncept është po aq i lashtë sa dashuria, bashkëshoqëruese e trishtë e saj… sepse njeriu në fund të fundit mbetet një qenie e dobët, prej mishi e gjaku… aq i dobët sa shume herë nuk mban përgjegjësi as për ndjenjat e tij, teksa mendja fluturon dhe sytë lëvizin sa andej këtej.

Ju kuptoj të dashur tradhëtarë, s’keni faj, faji është gjetkë…faji është në ajër, ndaj mos u mundoni ta gjeni, ta kapni, ta shpjegoni… ndaj nga të gjithë ata që kanë tradhëtuar askush nuk ka përmendur një motiv racional “pse ka tradhëtuar?!” Nuk ka racionalitet në tradhëti, ndaj dhe motivi është aq i mjegullt sa nuk mund të shpjegohet me fjalë, askush mos të rreket ta gjejë, sepse nuk do të mundet kurrë…thjesht ndodh! Pastaj, nuk është se koncepti i tradhëtisë ka ardhur nga një planet tjetër, atë e kemi mes nesh, dhe në fshehtësi ia kuptojmë nevojat njëri tjetrit. Kujdes!!! Një gjë është e sigurt, menjëherë pas tradhëtise, “hesapin” e vërtetë do ta keni me ndërgjegjen tuaj!

Dhe ndërsa përpiqemi të gjejmë arsye dhe shpjegime, pse thjesht nuk mundemi të harrojmë dhe falim, të vazhdojmë para… Mirë… Por… Si?! Në fakt, falja është një cështje delikate, sidomos në këtë situatë, ndaj me të drejtë shumë prej nesh nuk e kaperdijnë dot… Fundja, si mund të kapërdihet një gjë e hidhur si tradhëtia?! Por

nëse shikon tek falja më shumë “dritë” sesa tek mëria, mos e limito veten, jepi një shanc, që nesër të mos “hash veten me dhëmbë”, teksa mendon “pse, pse nuk i dhashë një shanc të dyt녔 Pendimi mund të ‘të vrasë’, ndërkohë që koha ikën, edhe kjo është një gjë që gjithashtu nuk kapërdihet dot.

Askush në asnjë mënyrë nuk mund të të orientojë apo të tentojë të të mbushë mendjen ta falësh “atë, tradhëtarin” për aq kohë sa ti “i fyeri” vetë nuk është se je i bindur nëse duhet t’i japësh edhe një shanc apo JO. Mbi të gjitha duhet të mbushet mendja, të kesh largpamësinë të shohësh arsyet dhe ndoshta të kuptosh nëse ka qenë vetëm një histori situacionale e shtyrë nga rrethana të caktuara “tepër sunduese”, pra nëse ka qenë një incident i vetëm apo ka qenë diçka më shumë (në rastin më të keq)?! Nëse ka qenë diçka “më shumë” nuk inkurajoj kthimin pas.

Po flas nisur nga këndvështrimi im, si një njeri që beson tek falja sikurse besoj edhe tek fakti që martesa duhet të jetë e drejtë. Do të thoni ju atëherë si i bëhet “të falësh një gjë të padrejtë, si tradhëtia.?! Psh: mendoni për kompromisin, si një çelës që mund të hapë shumë dyer, mund të fitosh “drejtimin” e marrëdhënies, teksa aiajo përpiqet të të bëjë t’ia falësh gabimin. Mund të kthehet situata në favorin tënd dhe të kesh gjithçka në dorë, madje dhe të drejtën “të gabosh”…(pa abuzuar).

Nëse nuk po gjen më forcë ta përballosh, dhe shija e keqe nuk po të kalon, ndërkohë që partneri vazhdon të të lutet ta falësh, hap sytë dhe konsideroje si “sfidë” për marrëdhënien tuaj në çift. Nëse ju e kaloni këtë, dijeni që nuk do të ketë asnjë “dallgë” tjetër që e rrëzon marrëdhënien tuaj, (gjithmonë nëse je e bindur që mund të falet)

Nuk është çudi që shpesh të zgjidhet opsioni i të qënit “thjesht praktik”, e kthen faqen, vazhdon, për hir të kohërave të kaluara bashkë. Kjo është një situatë e njohur edhe në realitetin shqiptar, ku femrat edhe pse mësojnë faktin që burri i tyre ka një lidhje, preferojne më mirë “të mbyllin një sy” sesa t’i japin fund, nuk di nëse ky është integritet, por di që me siguri quhet prakticitet.