09:36 / E Premte, 19 Prill 2024 / k.v

U gjuajtën me armë mes veti në Gjakovë, policia arreston 3 të dyshuar

Të dielën mbrëma pas një mosmarrëveshje midis dy grupeve në Gjakovë, janë përdor edhe armët e zjarri, transmeton IndeksOnline.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti dhe sekuestroi gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara, nuk raportohej për të lënduar.

Pas hetimeve intensive policia ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi tre persona që janë përfshirë në rastin e kualifikuar nga prokuroria si vrasje në tentativë.

Policia po ashtu ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur të dielën.

Me urdhër të prokurori të rastit, tre të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/