09:07 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetëvendosje, propozon te presidenti Albin Kurtin mandatar për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga sekretarja e VV-së, Vlora Haxhimehmedi.

Propozimi i VV-së vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi.