15:49 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vetëvendosje “vjedhë” idenë e kryeministrit të Kanadasë (Foto)

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri ka komentuar raportimeve e fundit se partia e tij ka transportuar votuesve ditën e zgjedhjeve. VV-ja ka ndihmuar personat të cilët kishin nevojë për transport dhe se, sipas tij, kjo nuk është diçka joligjore.

“Natyrisht që votuesit tanë ne i identifikojmë dhe këta votues e pranojnë që do të thirren në ditën e zgjedhjeve që VV të ju ofroj çfarë do shërbimi që ata duan. Edhe këtë të diele kemi bërë këtë u kemi ofruar transport atyre që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë”, u shpreh ai.

Ymeri mori shembull edhe një thirrje të njëri prej liderëve të njohur botëror. Bëhet fjalë për kryeministrin e Kanadasë, Team Trudeau, i cili kishte bërë thirrje në “Twitter” për transport të votuesve, transmeton Indeksonline

“Partia Liberale ofron zgjedhje të lira në votime. Ne mund të ofrojmë ndihmë  teknikisht për persona në nevojë edhe në qoftë se ju nuk keni ndërmend të votoni për Team Trudeau”, thuhet në njoftimin e partisë së tij.

Poashtu, më poshtë e keni edhe statusin e kryeministrit bërë ditën e zgjedhjeve. /Indeksonline/