20:55 / E Enjte, 13 Janar 2022 / MSH

Veturat bien në shaktin e hapur në Prishtinë, dëmtohen rëndë

Një numër veturash janë dëmtuar pasi kanë rënë në një shakt të hapur në rrugën Agim Ramadani në kryeqytet.

Indeksonline raporton se hapja e këtij shakti është duke shkaktuar dëme në krateret e motorëve të veturave që po kalojnë buzë tij.

Nuk dihet ende se si është arritur të hapet ky shakt dhe sa vetura janë dëmtuar për shkak të hapjes së tij./Indeksonline/