22:30 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Votat me kusht në Obiliq, Xhafer Gashi lë shumë prapa kandidatët tjerë

Në QNR tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Në Komunën e Obiliqit, vota më së shumti ka marrë Xhafer Gashi – kandidat për kryetar komune nga Iniciativa Qytetare për Obiliq.

Gashi ka marrë 83 vota, pasuar nga Halil Thaçi i VV-së i cili mori 48 vota.

Iniciativa Qytetare për Obiliq mori edhe më së shumti vota për kuvend komunal./Indeksonline/