09:18 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / k.v

Aksident i rëndë trafiku afër konvikteve, personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm të udhëkryqi afër konvikteve në Prishtinë.

Dy vetura janë ndeshur mes veti ku sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e IndeksOnline vërehen dëme të mëdha materiale.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë dy autoambulanca dhe policia e trafikut të cilët po merren me rastin.

Personat e lënduar shihen të shtrirë në asfalt duke marrë ndihmën e parë ndërsa qarkullimi i automjeteve në drejtim të rrugës ‘Agim Ramadani’ është i pamundur të zhvillohet aktualisht.

IndeksOnline ka pyetur zyrën për informim në Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/