09:32 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Wikileaks 10 vite nga rrjedhja më e madhe e dokumenteve sekrete shtetërore në botë

Publikimi i 250,000 dokumenteve diplomatike amerikane në media shkaktoi një kaos të vërtet në vitin 2010. Ato dokumente u publikuan nga themeluesi i Wikileaks, Julian Assange i cili, është konsideruar si armik i SHBA-së, ndërsa organizata e tij si terroriste.

Ishte 28 nëntor 2010, kur pesë media të larta perëndimore filluan njëkohësisht botimin e fragmenteve nga rreth 250,000 dokumente sekrete diplomatike të zbuluara nga Departamenti i Shtetit i Amerikës. Rrjedhja zbuloi në mënyrë të pariparueshme diplomacinë e superfuqisë më të rëndësishme në planet.

Dokumentet diplomatike u vunë në dispozicion të mediave nga platforma online Wikileaks. Kurrë më parë gazetarët nga e gjithë bota nuk kishin në dispozicion një vëllim kaq të madh të dokumenteve sekrete diplomatike.

Dokumentet informuan publikun ndërkombëtar se Uashingtoni po urdhëronte diplomatët e tij të spiunonin bashkëpunëtorët e KB-së, madje sekretarin e përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare.

Dokumentet sekrete zbuluan se vendet arabe po i nxisnin amerikanët të sulmonin objektet bërthamore të Iranit, se Pekinit po i mbaronte durimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Il.

Dokumentet zbuluan në detaje abuzimin me pushtetin, por edhe korrupsionin në shumë vende arabe. Zbulimet e Wikileaks përkuan me demonstratat e para në botën arabe. Sipas gazetarit gjerman Marcel Rosenbach, rrjedhjet ishin “një nga faktorët që shkaktuan atë që më vonë u bë e njohur si Pranvera Arabe“.

Platforma Wikileaks mori materialin e saj për zbulimet tronditëse nga sinjalizuesi Bradley Manning, i cili atëherë po shërbente në Irak dhe kishte qasje në serverat e qeverisë amerikane.

Rrjedhjet historike e kthyen zemërimin amerikan ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke e quajtur armikun amerikan dhe platformën e saj një organizatë terroriste. Pas shtatë vjetësh në ambasadën Ekuadoriane në Londër, Assange po pret një vendim të gjykatës britanike më 4 janar mbi kërkesën e tij për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, ku ai përballet me 175 vjet burg.

Në çdo rast, që nga vjeshta e vitit 2011, i gjithë materiali i rrjedhjeve ishte i arritshëm për të gjithë. Duke folur për DW, Marcel Rosenbach nga Spiegel beson se edhe dhjetë vjet më vonë materiali është ende i rëndësishëm: dokumente diplomatike.