18:16 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / MSH

“Zgjoi” në Oscars, Donatella Versace me urim të veçantë për Kosovën

Filmi Kosovar ‘’Zgjoi (Hive)’’ ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm me çmime të rëndësishme në festivale prestigjioze botërore.

Kulmin deri tani filmi po e arrin me futjen në rrethin e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Ky lajm ka gëzuar aktorët e pjesëmarrësit e filmit, publikun por edhe shumë fytyra të njohura që njihen botërisht, të cilat kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Mes tyre ishte edhe Dua Lipa, e cila lajmin e postoi në Instagram aty ku ndiqet nga më shumë se 76 milionë ndjekës.

Komente të shumta janë parë në postimin e Duas, por më së shumti bie në sy komenti i Donatella Versace.

Stilistja e njohur ka pasur bashkëpunim të ngushtë me këngëtaren vitet e fundit dhe e ka veshur shpesh për daljet në tapetin e kuq. Madje pak kohë më parë, Dua hapi dhe mbylli sfilatën e Donatella-s.

Në postimin për filmin “Zgjoi”, stilistja shkruan se Kosova ka shumë gjëra për t’u krenuar.

“E MREKULLUESHME!!! Duhet të jesh krenare, Dua Lipa. Kosova ka kaq shumë për të qenë krenare!!!!”, shkruan Donatella.