12:40 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Zogaj: Urime Dita e Evropës, këtë vit do të marrim lajmin e shumëpritur

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Integrimeve, Genc Zogaj nuk e ka pushim, ani pse data 9 maj është ditë pushimi në Kosovë pasi që festohet Dita e Evropës. Zogaj ka thënë se kjo ditë është e veçantë për qytetarët kosovarë dhe se beson se shumë shpejt kosovarët do të marrin lajmin e shumëpritur, të lëvizjes së qytetarëve pa viza.

“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e Kosovës, ndonëse ende jemi të pa integruar në familjen evropiane, ne po festojmë ditën e Evropës. Festojmë mbi të gjitha për vlerat demokratike dhe të qytetarisë, të cilat shoqëria jonë i gëzon. Uroj dhe besoj fuqishëm se këtë vit do të marrim lajmin e shumëpritur dhe të merituar për lëvizjen e lirë të qytetarëve pa viza. Rina jonë është pjesa më e shëndoshë e shoqërisë dhe të do të jetë vlerë e shtuar për familjen evropiane.

Jemi duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimin e ekonomisë kosovare në zingjirin e vlerave evropiane. Kosova ka bilanc pozitiv, së fundmi ka shënuar ngritje në shërbime, kryesisht në teknologjinë informative, kjo fal rinisë kosovare, të trendeve të fundit të globalizmit ku ekonomia dhe jeta në përgjithësi nuk njeh kufi.

Si Ministri e Integrimit kemi shënuar progres të rëndësishëm në sferat që ndërlidhen me integrimin e Kosovës në familjen e madhe Evropiane andaj si pikë tjetër e fortë për tu plotësuar mbetet integrimi i plotë në jetën politike dhe shoqërore të komuniteteve dhe respektimi i barazisë gjinore.

Do të vazhdojmë me fuqizimin ekonomik të gruas dhe rinisë. Ftojmë qytetarët që sot gjatë tërë ditës te na bashkangjiten në sheshin Zahir Pajaziti me aktivitete të shumta kulturore të cilat organizohen nën patronatin e Ministres së Integrimit , Dhurata Hoxha” ka thënë Zogaj./Indeksonline/

Temat: